Ahmetaj: Kam Marrë Kërcënim Tre Ditë më Parë: “Kur Të Ngremë Furtunën, Ti Do Të Fluturosh Në Qiell”
Advertisements
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar në një intervistë televizive se ka marrë një kërcënim vetëm pak ditë më parë. Ai tha se kërcënimi iu adresua si me të qeshur, por mesazhi i përcjellë ishte i qartë dhe shqetësues.
Advertisements
“Para tre ditësh më është thënë diçka që nuk mund ta kaloj pa e përmendur. Më kanë thënë: Kur të të ngremë ne furtunën, ti do të fluturosh në qiell. Ishte një mesazh që më erdhi si me të qeshur, por është i qartë se çfarë do të thotë,” tha Ahmetaj.
Ai shtoi se këto forma presioni janë të papranueshme dhe tregojnë qartë klimën politike dhe institucionale ku ndodhet vendi.
“Unë nuk kam frikë të flas, por këto janë mesazhe që synojnë të mbyllin gojën e kujtdo që guxon të flasë kundër padrejtësive. Është e turpshme dhe e rrezikshme për demokracinë,” përfundoi ai.