“Dyshime të forta për trafik influence nga grupe të krimit”, Klodiana Lala analizon zgjedhjen e drejtorëve të policisë

by editor

Në një emision televiziv po diskutohet për procesin e zgjedhjes së drejtorëve të policisë në 12 qarqet e vendit. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ky proces është bërë me mungesë transparence dhe se ka dyshime që për zgjedhjen e tyre është bërë trafik influence nga grupe të krimit të organizuar.

Advertisements

“Drejtorët nuk janë zgjedhur. Është bërë sistem pikëzimi për kandidatët. Emrat e mbetur në garë janë pikëzuar sipas rregullores dhe ligjit.

Advertisements

Akutualisht, për 12 vende vakante kemi 15 kandidatë në garë.

Vëtëm 15 kanë grumbulluar pikët për të konkuruar dhe për të pritur emërimin.

Rregullorja thotë, nëse kandidatët marrin deri në 71 pikë, kanë të drejtën të emërohen drejtorë të policisë në qarqe.

Tre prej tyre nuk do të jenë drejtorë. Nga pikëzimi që ka ndodhur, këta persona nuk kanë shprehur interes për një drejtori konkrete, por kanë hyrë në garë për drejtorë policie në qarqe. Komisioni duhet t’ja dërgojë drejtorit të Përgjithshëm për secilin vend vakantë, tre emra dhe pastaj ai zgjedh, duke nisur me qarqet më problematike, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan. Më pas kalohet me të tjerët.

Kam disa pikëpyetje në raport me këtë garë. Ashtu siç ka ndodhur me Drejtorin e Përgjithshëm, intervistat apo platformat e kandidatëve nuk u bënë publike. Mungesë transparence. Cila është platforma e Vilson Balës përshembull, që është drejtor i Operacionales, që ka marrë pikët më të larta?

Së dyti, nuk dimë cilat janë kriteret mbi bazën e të cilave është bërë pikëzimi. Ka të bëjë me karrierën, operacionet që ka ndjekur?

Nuk e di se si është bërë pikëzimi.

Kam dyshime të forta për trafik influence nga grupe të interesuara mbase edhe të krimit të organizuar për të patur emrat e tyre në drejtimin e qarqeve, por nuk kam prova”-tha Lala.

You may also like