E pazakontë/ I iku avioni për në Shqipëri, 36-vjeçari futet në pistë dhe…

by editor

Një rast i veçantë u regjistrua në aeroportin e Memmingenit në Gjermani.

Një 36-vjeçar u ndalua nga policia për shkak se u fut në pistë për të kapur avionin e humbur.

Advertisements

Sipas medieve gjermane, pasagjeri kishte mbërritur vonë në aeroport.

Por kur pa se dyert ishin mbyllur, ai doli nga një derë emergjence dhe përfundoi në pistë.

Advertisements

Autoritetet ishin në gjendje ta ndalojnë në kohë.

Ndaj tij ka nisur një procedim penal.

Advertisements

You may also like