Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në tregun e peshkut në Salerno.
Advertisements
Mësohet se autori i krimit është një 72-vjeçar, pronar i një biznesi brenda tregut të peshkut, i cili hapi zjarri ndaj dy personave të tjerë, të moshës 58 dhe 47 vjeç.
Advertisements
Njëri prej personave ndërroi jetë në vend, ndërsa i dyti në spital ku u transportua për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë autori pasi kreu krimin është vetëdorëzuar në polici.
Nga hetimet rezulton se shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje për tregtimin e peshkut.