”Erdhëm për të mbjellë flokët”, tre të huajt mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës

by editor

Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

Advertisements

Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës.

Advertisements

Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët.

Gjatë një megaoperacioni të SPAK i shtrirë në disa qytete, u vunë në pranga 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latin, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.

Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri. Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogram kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi.

You may also like