FOTO/ Ky është polici maqedonas që hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë

by editor

Ky është polici maqedonas që mbrëmë hoqi flamurin shqiptar ngaa shtylla në Kumanovë. Pas heqjes së flamurit shqiptar kanë reaguar partitë politike opozitare duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe dënimin e policit maqedonas.

Advertisements

Pas këtij akti skandaloz, zv.ministri i MPB-së, Astrit Iseni ka shkruar se polici do të dënohet me masa diciplinore.
“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim” ka shkruar Iseni.

Advertisements

Ndërsa gazetari Furkan Saliu ka bërë apel që neser dhe pasneser të kenë kujdes shqiptarët që mos të qarkullojnë në Shkup veçanërisht kosovarët./TS/

You may also like