Një nga prurjet e reja në PS, Ilva Gjuzi, teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu në Euronews.al, tha se Edi Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve.
Advertisements
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë” – tha Gjuzi.
Advertisements
Gjuzi është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Socialiste ndërsa është kthyer në Shqipëri rreth një vit më parë si një nga prurjet e reja në PS.
Siç ka pohuar në disa dalje publike, ajo ka lënë Londrën ku është diplomuar për arkitekturë për t’iu bashkuar vizionit të PS-sëpër Shqipërinë.
Në një debat të para pak ditëve me ish-kandidatin ee opozitës së bashkuar për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e fundit lokale Belind Këlliçi ajo tha se Këlliçi do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë e jo më Erion Veliaj.
Ndërsa Helena Kaçe ,vajza e cila u prezantua në kongresin e Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama si fytyra “që mund të drejtojë partinë” në të ardhmen, tha se ajo ende nuk pretendon të bëhet politikane pasi më me rëndësi për të është përfundimi i studimeve
Ajo theksoi se do vijojë të jetë e angazhuar në Partin Socialiste, pasi bindjet e saj janë të majta dhe e shikon këtë parti si mundësinë më të mirë për të rinjtë.
Advertisements
“Unë u përzgjodha në akademinë politike. Nuk kam asnjë njohje me politikan të shquar. Nuk kam as ndonjë familje që të jetë e njohur në shoqërinë shqiptare, unë aplikova, u përzgjodha në akademinë politike dhe u bëra pjesë. Pse zgjodha Partinë Socialiste? E zgjodha për të vetmen arsye pasi mendoj se është alternativa më e mirë për të rinjtë.
Mendoj se është shumë e rëndësishme të angazhohemi. Është një far cikli ku ne të rinjtë do vijmë në pozicione të ndryshme. Unë ende nuk e kam synimin të bëhem politikane. Unë dua të përfundoj studimet shumë mirë dhe angazhimi do të vazhdojë paralelisht. Bindjet e mia janë të majta, jam pro barazisë, por politikave sociale, ndaj jam atashuar pranë Partisë Socialiste”, tha Helena Kaçe.