Nje person eshte gjetur i ngrire ne gjymtyre ne zonat e thella te Vaut te Dejes.
Advertisements
Policia tha se ishte njoftuar fillimisht per nje ngjarje kriminale por me pas, u verifikua se behej fjale per vetem per nje situate te krijuar nga temperaturat e uleta.
Advertisements
Personi mesohet se eshte transportuar nga policia drejt ambulances, pasi vendi ku ndodhi ngjarja eshte nje zone e thelle malore.
Vau i Dejës
Rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast, rezulton se shtetasi F. D. (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.
Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.
Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën.