Goditet me thikë 35-vjecari në autostradën Tiranë-Durrës

by editor

Një 35-vjeçar është goditur me mjet prerës nga një person i paidentifikuar dhe ka përfunduar në spital, ndersa ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në autostradën Durrës-Tiranë.

Advertisements

Rrethanat e ngjarjes mbeten të mistershme. L.Sh ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Toyota”, kur ka ndaluar në anë të rrugës dhe është goditur me thikë.I riu është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të kësaj ngjarje.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

You may also like