Grupi kriminal i ndërronte shpesh bazat/ Operacioni antidrogë në Tiranë e disa qytete, sekuestrohen 2 kg kokainë e përzierë, 5 në pranga. Ja zonat ku vijojnë kontrollet

by editor

Që prej mbrëmjes së djeshme po zhvillohet një operacion antidrogë nga SPAK, autoritetet spanjolle me mbështetjen e Policisë së Shtetit e forcave operacionale. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se janë zhvilluar kontrolle në zonën Kodra e Diellit 2” në një vilë dhe aktualisht po vijojnë kontrollet.

Advertisements

“Në vilën që është ushtruar kontroll, dyshohet që kemi të bëjmë me një laborator droge. Kjo është një zonë rezidenciale e njohur si zona e VIP-ave.
Një tjetër laborator droge është gjetur në Qerek të Krujës, ku janë gjetur 2 kg kokainë dhe përzierës. Janë zhvilluar kontrolle dhe në banesa të tjerë. Janë arrestuar 5 persona në një lokal në Vishnjë, mes tyre një shtetas nga Venezuela por ende vazhdon operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë. Është një bashkëpunim mes SPAK dhe autoriteteve spanjolle”, raportoi gazetari Çelmeta.

Advertisements

Sipas tij, kontrollet janë zhvilluar dhe në Shkozet, Vorë, Kavajë, Qerek dhe pritet të ketë të arrestuar si të përfshirë në trafik droge.

“Policia e Shtetit, forcat operacione janë ende duke kryer veprime procedurale e hetime. Bëhet fjalë për një hetim disa mujor mes SPAK dhe autoriteteve spanjolle. Ndërkohë që policia shqiptare ka pasur vetëm rolin e ekzekutimit të masave të arrestit, por edhe kontrollet.
Kemi të bëjmë vetëm me një grup kriminal. Tipari kryesor i këtij grupi është se i ndërronte shpesh bazat e aktivitetit të paligjshëm. Bazat kryesore janë ai në Qerek, por edhe te Kodra e Diellit 2”, tha më tej gazetari.

You may also like