Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 janarit”. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Agim dhe Zabit Deda kanë dhënë deklarime këtë të martë lidhur me ngjarjen tragjike të 14 viteve më parë me pasojë vrasjen e 4 qytetarëve.
Advertisements
Në 21 janar të vitit 2011, gjatë tubimit të opozitës së atëhershme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë protestuesit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.
Advertisements
SPAK po kryen hetime për “21 janarin” pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut e cila cilësoi ngjarjen si “vrasje shtetërore”.
Vijon…