Horoskopi për sot, 9 nëntor, shenjat më me fat

by editor

DASHI

Advertisements

Në ditën e sotme do të mbusheni nga entuziazmi dhe gjallëria. Do të gjeni mënyrën për të dëgjuar arsyen e jo zemrën. Duhet të bëni një përpjekje të dyfishtë për të dëgjuar të gjitha anët e historisë.

Advertisements

DEMI

Në ditën e sotme do të mund të përqendroheni vetëm në një aspekt të situatës që po kaloni. Do të sfidoheni të inspektoni pikëpamje të ndryshme të realitetit që nuk pëlqeni.

BINJAKET

Në ditën e sotme po kërkoni avantazhe. Mund të dilni shumë shpejt nga udha e një projekti të rëndësishëm e të vështirë duke pranuar një detyrë më të lehtë e më pak të rëndësishme.

GAFORRJA

Elementet e nevojshme të vullnetit do të mungojnë në ditën e sotme. Duhet t’i vini vetes qëllime në mënyrë që ta keni më të lehtë të bëni përpara.

LUANI

Ndoshta do të përballeni me një konkurrencë të fortë, por gjithashtu do të keni edhe shumë mbështetje. Ana sociale e jetesës është shumë e fortë në mënyra të ndryshme.

VIRGJERESHA

Në ditën e sotme do të prireni ta ndërtoni imagjinatën e besimit mbi faktet dhe logjikën. Kjo do t’ju ngjallë dëshira të rreme, premtime dhe konkluzione. Mendoni vetëm gjëra reale, pra ato që shihni kudo ku shkoni dhe mos fantazoni shumë.

PESHORJA

Në ditën e sotme do të keni aftësinë për të filluar projekte të reja dhe për të motivuar njerëzit. Do të keni një dëshirë të madhe për të lëvizur përpara, megjithatë tregoni kujdes. Mos krijoni shpresa të gabuara për të ardhmen.

AKREPI

Në ditën e sotme do të tërhiqeni nga njerëzit që kanë ëndrra të mëdha, por ndoshta do të keni pak aftësi për t’i realizuar. Tregoni kujdes për metodat që po përdorni. Rrezikoni të zhgënjeheni shumë shpejt.

SHIGJETARI

Ju po kërkoni suksesin tuaj, por keni pak durim për ata që nuk po ju mbështesin. Ju po kërkoni njerëzit që kanë të njëjtën mendje si ju,por është e vështirë të gjenden. Megjithatë yjet ju këshillojnë të sfidoni pengesat që do ju dalin.

BRICJAPI

Tregoni kujdes se mos kërkoni zgjidhjet në vendet e gabuara dhe tek njerëzit e gabuar. Dëgjoni edhe ata që ju kundërshtojnë dhe jo vetëm ata që përgjigjen gjithmonë me “po”.

UJORI

Në ditën e sotme do të jeni në gjendje t’i bëni të tjerët t’ju dëgjojnë. Do t’ia dilni të gjeni zgjidhje dhe të prisni miratime edhe atje ku shpresat janë vërtet të pakta.

PESHQIT

Dikush po ju pengon, prandaj ju duhet të parashikoni mundësitë për të kaluar pengesat në mënyrë që t’ia dilni me sukses. Projekti juaj i fundit do t’ju japë shumë përgjegjësi.

You may also like