Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, autorët e vrasjes së Ramazan Mataj më 4 janar në fshatin Dragoç të Shkodrës, është rrëfyer për herë të parë duke treguar versionin e saj mbi njohjen dhe raportin me viktimën, si dhe kalvarin e vujtjeve që ka përjetuar prej 6 vitesh nga 33-vjeçari.
Advertisements
Armela ka treguar se është njohur me Ramazan Matajn në rrjete sociale, pak kohë pasi ajo ishte martuar me bashkëshortin e parë. Më pas ajo tregon se ka tentuar të shkëputet prej tij, ai nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe në atë momentet kanë filluar dhe makthet për të.
Advertisements
Ajo tregon se viktima e ka kërcënuar vazhdimisht me foto dhe video intime si dhe i kërkonte që të dilte natën nga shtëpia për ta takuar. Armela thotë se të gjitha këto janë bërë shkak që martesa e saj e parë të merrte fund dhe ajo rikthgehej përsëri tek shtëpia e babait.
“Sapo isha martuar. Pas disa kohëve fillova i thashë që ‘do të shkëputem nga ty, sepse jemi të një vendi’. Pastaj nuk më është shkëputur nga ai moment”, tha e reja, duke shtuar se më thoshte: “Të vij, të vras brenda me gjithë çfarë ke. Shkoj tek shtëpia i tregoj familjes, këto ishin kërcënimet e tij çdo ditë, çdo moment,” rrëfen ajo për TCH.
Ndër të tjera ajo rrëfen se ka humbur fëmijën 9 mujashe në bark për shkak të tij, ndërsa tashmë ka vetëm një vajzë 5-vjeçe nga martesa e dytë, e cila nuk e ka takuar asnjëherë të atin.
“Kam arritur të humb një fëmijë për shkak të tij. Sot ajo është e vdekur, shkaku i tij, ilaçet që më jepte. Isha e detyruar ti pija ose…. Ka ndodhur në 2021 kur më ka vdekur, isha rreth 9 muajshe shtatzënë. Kur shkova në spital më kanë thënë që është e vdekur.”
Armela Hasaj ka treguar se ka tentuar të vrasë dhe veten nga e gjithë kjo situatë dhe ka qenë vajza e vogël e cila i ka shpëtuar jetën. Ndër të tjera ka thënë se me familjen nuk ka kontakte tashmë prej 4 vitesh që në momentin që ka shkëputur martesën e dytë.
Intervista e plotë:
Si u vutë në dijeni për vrasjen e Ramazan Matës?
E kam parë në rrjetet sociale, kaq kam marrë vesh.
Kishit ndonjë dyshim se kush ishin autorët e kësaj vrasje?
Aspak
Si jeni njohur?
Jam njohur në rrjetet sociale në vitin 2018
Keni qenë banorë të të njëjtës zonë? Keni komunikuar më parë?
Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të.
Si ka vazhduar marrëdhënia juaj?
Më shkroi në rrjetet sociale, i ktheva një përgjigje. Më tha se ishte një person i të njëjtit vend, filloi biseda. Ishte gabimi im që fillova bisedën me atë person.
Ju ishit beqare apo e martuar?
Sapo isha martuar. Pas disa kohëve fillova i thashë që “do të shkëputem nga ty, sepse jemi të një vendi”. Pastaj ai nuk më është shkëputur nga ai moment, jo kërcënime e gjëra.
Me çfarë ju kërcënonte?
Ishin disa foto, disa gjëra, që ai i kishte bërë. Disa të dërguara dhe disa të tjera që ai i kishte bërë.
Jam munduar ti shmangem, prapë se prapë ai nuk hiqte dorë nga unë. Nuk e di se pse dhe çfarë kërkonte. Kam bërë shumë veprime që nga ish-burri i parë jam ndarë për faj të tij.
Çfarë veprimesh?
Dilja natën, kam bërë shumë gjeste.
Dilje sepse të kërcënonte?
Po, isha e detyruar të dilja ndryshe të vinte në shtëpi.
Çfarë kërcënimesh?
Të vij, të vras brenda me gjithë çfarë ke. Shkoj tek shtëpia i tregoj familjes. këto ishin kërcënimet e tij çdo ditë, çdo moment. Shumë herë, kam përfunduar në spitale, dilja me të më hidhte gjëra në pije dhe përfundoja në gjendje gati të vdekur.
Ke folur me dikë nga familja apo e ke denoncuar?
Denoncime kam bërë disa herë. Por nuk janë marrë masa. 23-24 herë kam qenë në policinë e Shkodrës e kam denoncuar, policia thotë e kam shoqëruar, por nuk e di, nuk më ka thirrur njeri të ballafaqohem me atë njeri dhe të sqaroj gjërat.
Çfarë ndodhi më tej? Si e mori vesh bashkëshorti i parë?
Më kërcënonte çdo ditë. Ai e mori vesh se të dalësh natën, dallohet. Pastaj ika nga shtëpia dhe shkova tek babi. Mbas pak muajsh jam martuar me tjetrin.
Gjatë kohës që u shkëpute tek burri i parë si ishte marrëdhënia me Ramazanin?
Nuk kisha kontakt, nuk dilja përjashta sepse kisha frikë. Dilja ose me mamin, ose dikë, nuk kisha guximin të dilja vetëm sepse thosha do më dalë në rrugë do të më bëjë diçka. Nuk e kam marrë guximin.
Pasi u martova për herë të dytë vinte po tek shtëpia e burrit të dytë.
Vinte çdo ditë, vinte afër shtëpisë, qëndroja brenda se s’kisha çfarë të bëja. Të gjithë e kishin kuptuar këtë situatë. Pastaj gjeti kontakt me ish-kunatën time, i dërgoi foto dhe gjëra. I ka shkuar babit tek shtëpia, më ka ardhur babi në 12 të natës në shtëpi dhe më ka thënë çfarë janë këto gjëra. Që nga ai moment s’kam pasur kontakt me askënd në familje. Bëhet fjalë për 4 vite më parë.
Ke tentuar të vendosësh ura komunikimi?
Kam tentuar, por… Edhe vetë ndihem me faj.
Si shkoi marrëdhënia me burrin e dytë?
Edhe ai e kishte të vështirë, ti rrish gjatë gjithë kohës mbrapa.
Sa kohë keni që jeni shkëputur?
Ka kohë. Ai nuk e ka takuar vajzën asnjëherë, nuk e njeh.
E kërkon të atin?
E kërkon, i them është në punë, çfarë të bëj. Mundohem ta shmang
Jetoni me qira?
Kam jetuar me qira në Shkodër.
Ke tentuar të lidhesh me të?
Kam tentuar, por s’ka pranuar. Ka mbajtur distancën.
Para sa vitesh?
Në 2021,diçka e tillë.
Më pas je larguar drejt Francës?
Po kështu edhe atje, jetë e vështirë.
Ke punuar?
Kam punuar.
Pse nuk qëndrove atje?
Nuk më siguruar as atje asgjë. Jetë e vështirë, na nxorën jashtë. Kam qëndruar gati 1 vit vetëm duke fjetur në çadra jashtë bashkë me vajzën.
Vazhdonin kërcënimet nga ai?
Të përditshme.
Ka ardhur atje?
Atje nuk ka ardhur por në telefon ishin të përditshme, ka tentuar edhe të hyjë brenda në shtëpi.
Kam bërtitur, ka ardhur motra ime. I kam bërë denoncime, nuk është marrë as masë asgjë, prapë vazhdonte sa më ka kërcënuar edhe në fëmijë.
Kam arritur të humb një fëmijë për shkak të tij. Sot ajo është e vdekur, shkaku i tij, ilaçet që më jepte. Isha e detyruar ti pija ose…. Ka ndodhur në 2021 kur më ka vdekur, isha rreth 9 muajshe shtatzënë. Kur shkova në spital më kanë thënë që është e vdekur.
Kam shumë letra edhe në spital sepse kam qenë shumë herë. Mjekëve s’dija as çfarë t’ju thosha, kam pirë këtë e kam pirë atë, nuk dija ç’të bëja.
Familja ishte në dijeni?
Duke njohur vëllezërit dhe familjen më vinte turp t’i thosha. Nuk kisha guximin sepse fajësoja edhe veten.
Unë heshtja, kam heshtur shumë për atë njeri. I kam dërguar mesazh motrës së tij dhe vëllait.
I kam thënë të vëllait “vendos dorën në zemër, se ke motër vetë se çfarë po më bën vëllai jot”. Vazhdoi të më shajë me lloj-lloj fjalësh. Janë shumë mirë në dijeni se çfarë ka ndodhur.
Ata e kanë ditur, i kam dërguar mesazhe vëllait të tij. Me datën 24 më ka marrë telefonin, ka dalë në rrugë, ka tentuar të më marrë vajzën dhe kam bërtitur, më ka marrë telefonin, nuk e di ku është telefoni.
Unë i kam pasur aty të gjitha provat e gjërat. Është e drejta ime të kërkoj drejtësi për shtetin.
Çfarë i shkove të motrës?
Që të marrë masa, të flasë me të vëllanë të bëjë diçka. Më bëri direkt bllok.
Me babain e tij ke tentuar të lidhesh?
Që kur u shkëputa nga familja nuk kam shkuar më në fshat.
Kërkonte të martoheshit bashkë?
Jo, thjesht të isha nën kontrollin e tij, të bëja çfarë thoshte ai. Se shumë herë më ka kërkuar të dal të punoj me lekë, çdo ditë.
Kërkoi të prostituonte?
Po, më thoshte të të dërgoj në Greqi, të gjej shtëpi e të gjitha, por të punosh.
Këtë e ka bërë vetëm me ty apo edhe me vajza të tjera.
Nuk e di, unë flas për veten time.
Gjatë kësaj periudhe ku ke jetuar?
Në Francë, jam shkëputur dhe as atje nuk më la rehat “do të vij të të gjej”. Qëndrova atje gati 1 vit, vajza ka lindur në Shqipëri.
Që nga dita kur jam lidhur dhe deri me datën 24 Dhjetor që e kam parë për herë të fundit nuk kam qenë e qetë.
Biseda e fundit ka qenë kur tentoi të më marrë me zor mua dhe vajzën, të më fuste në makinë.
Në Shkodër?
Po, në momentin që dola nga puna. Di që ishin kalimtarë që më shpëtuan. Kam marrë kredi e gjëra, i kam dhënë lekë ‘fshiji videot, çfarë do më shumë’. Më ka marrë Instagram, ka hedhur video të miat. Më shkruanin njerëzit “çfarë janë këto gjëra që hedh është turp”
Sa lekë të ka marrë?
Janë pothuajse 3-4 banka që kam marrë lekë, diku 1 milionë, diku 3 milionë.
Videot ku i ka publikuar?
Ka dalë në fshat ka folur. Më shikonin me çudi, thosha çfarë kanë pse më shohin, ua ka shpërndarë të gjithëve në fshat.
Kur ke folur për herë të fundit me vëllezërit?
Që atëherë, 4 vite, skam pasur asnjë lloj komunikimi as me babain dhe as me nënën. Kam tentuar
Nuk duan ata?
Kanë të drejtë, nuk i vendos faj. Është gabimi im që nuk kam folur, i mbajta për vete (qan), ti tregoja situatën se çfarë po kaloja.
Ishe e frikësuar?
Po
Çfarë i trembeshe më shumë?
Se mos i bënte gjë familjes (qan)
Çfarë kërcënimesh bënte?
Kërcënonte tek vajza, tek vëllezërit “i njoh, i kam çdo ditë në dorë, ata nuk janë të zotët të blejnë të brendshme për vete, jo të mbrojnë motrën”.
Të nënvlerësonte edhe për shkak të kushteve ekonomike?
Po, shumë. Thosha më mirë ta mbajë vetë atë barrë se sa t’ia shtoja familjes.
Vëllezërit e tu deklaruan se nuk kanë pasur rrugë tjetër? Se kanë qenë në presion të videove?
Nuk kam qenë në dijeni, sepse kur nuk ke kontakt me familjen. Kam 4 vite pa shkuar në fshat, nuk i dija edhe fort këto gjëra.
Ka kërcënuar motrat e tjera?
Po i shkruante, i dërgonte screenshot. Më thoshte “ma bëj motrën, ma nxirr motrën”, i thosha që ke punë me mua, jo me motrat dhe familjen time. I shkonte deri aty afër dhe më ka nisur fotot me armë tek dera e shtëpisë sime.
Ti çfarë bëje?
Detyrohesha të kthehesha për shkak të familjes. Isha e detyruar. Të paktën të gjenden provat ku është telefoni, që ma ka marrë ai.
Kam ruajtur të gjitha, ma ka marrë ai nga dora. Nuk ia kam nisur askujt, më vinte edhe turp, ngaqë kisha shumë gjëra dhe nuk doja të më shihte njeri.
Aktualisht me kë jeton?
Vetëm me vajzën.
Është e vështirë?
Çfarë të bëj, duhet ti bëj ballë çdo gjëje.
Familja juaj është e ngujuar
Këtë gjë nuk ka të drejtë, ta bllokojë familjen time për asnjë lloj gjëje. I dal unë përballë për çdo gjë, jo familjen time.
Familjes tënde çfarë do ti thoshe?
Kërkoj shumë familje për çdo gjë që kam bërë. Thjesht ti shoh mirë dhe të lirë, kaq dua sepse unë jam shkaktare për çdo gjë.
A e njohin vajzën?
Nëpërmjet fotove, se kanë takuar asnjëherë. I them jam larg.
I ke takuar fëmijët e vëllait?
Jo, djalit të tij të vogël akoma nuk ia kam parë fytyrën.
Ke dhënë deklarata në polici pas ngjarjes?
I kam dhënë deklarata të gjitha. Policia tha se ka marrë edhe denoncimet e mëparshme. Pres të dalë e vërteta në shesh. Pas kësaj ngjarje tentova të vras veten, por vajza ime 5-vjeçe me tha “mam nuk je vetëm”, ka qenë momenti kur i ka hapur motrës telefonin, isha në gjendje të fikti, ishte vajza që ia hapi telefonin. I ka thënë është mami në gjumë, e dëgjova duke qarë dhe ka ardhur policia e ambulanca tek shtëpia.