I fundit/ Një shtetase e huaj gjendet e pajetë në banesën e marrë me qira në Tiranë, në trup i konstatohen plagë të shkaktuara me thikë

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Tiranë/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.