“Ibrahim Lici ishte në mas*krën e Dobraçit”/ Gazetarja zbardh detajet: E konfirmuan hetuesit, u qëllua me dy plumba…

by editor

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet mbi masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona. Në një intervistë gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se hetuesit e kanë konfirmuar tashmë se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezent në momentin e ngjarjes. Ajo tha se Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024 dhe është mjekuar në një spital në Tiranë.

Advertisements

“Përfundimisht ai person ka qenë Ibrahim Lici. Kjo është verifikuar, është pranuar nga policia. Ai ka marr dy plumba, një në dorë e një në bark dhe në atë moment që ne e kemi parë në video është transportuar për në Tiranë ku ka marrë mjekim. Kjo gjë dihet nga ana e policisë. Është futur në dosjen hetimore dhe po punohet për të parë kush e ka marr, kush e ka sjellë dhe pse ka qenë aty. Që është i rëndësishëm ky fakt është.”,- tha gazetarja.

Advertisements

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shoqërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.

You may also like