Ishulli i Sazanit/ DerSpiegel ngre dyshimin: A po ‘shet’ Rama pasuritë e Shqipërisë në këmbim të mbështetjes politike?

by editor

DerSpiegel

Advertisements

Investimet e Kushner dhe Grenell

Advertisements

Paratë e mafias shqiptare të drogës shfaqen jo vetëm në formën e kullave, që kanë transformuar pamjen e dikurshme të zymtë të Tiranës. Edhe përgjatë bregdetit të Adriatikut po vazhdon ndërtimi.

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, dhe ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, po planifikojnë investime të mëdha në atë zonë me bekimin e Ramës. Rama, Grenell dhe Trump janë të njohur dhe kanë respekt për njëri-tjetrin që nga koha kur, nën mbikëqyrjen e përfaqësueses së atëhershme të BE-së për politikën e jashtme, punuan për planin e rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

A po “shet” Rama pasuritë e Shqipërisë në këmbim të mbështetjes politike?
Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i cili tani është i dënuar, pranoi se ishte paguar në Shqipëri për të ofruar shërbime në interes të qeverisë. Ai gjithashtu pranoi se kishte zhvilluar disa takime me Edi Ramën në ndërtesën e qeverisë. Kryeministri mohon çdo faj.

“McGonigal është paguar nga njerëzit pranë Ramës,” thotë Sali Berisha, i pari President i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e lira në vitin 1992 dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike. Ai qëndron në katin e tetë të një ndërtese banimi në qendër të Tiranës, i zemëruar dhe i ngarkuar emocionalisht.

Berisha është nën arrest shtëpiak. Edhe ai akuzohet për korrupsion, dhe SHBA-ja i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj. Prej më shumë se 200 ditësh, ish-kreu i shtetit nuk është lejuar të dalë nga banesa. Herë pas here pret disa vizitorë. Para pak minutash kishte dalë Ilir Meta, edhe ai ish-president. Tani Berisha është gati të shfryjë.

“Mbaj mend shumë mirë diktaturën e Hoxhës – as atëherë nuk ishte kaq e centralizuar sa është tani nën Ramën,” thotë Berisha, pothuajse tetëdhjetë vjeç, i veshur me këmishë të bardhë, kravatë të gjelbër në të verdhë dhe kopsa mëngësh prej argjendi. “Shqipëria është një lloj diktature, i pari dhe i vetmi narko-shtet në Evropë.”

Berisha nxjerr tabletin e tij dhe tregon të dhëna që, sipas tij, provojnë se edhe vëllai i Edi Ramës, Olsi, është i përfshirë në trafikun e drogës. Olsi Rama i ka mohuar këto akuza. Por Berisha këmbëngul në versionin e tij, duke thënë se Perëndimi është i verbër ndaj realitetit të vërtetë në Shqipëri: “Po ecni me sy mbyllur drejt një katastrofe.”

Nga ballkoni i Berishës në katin e tetë, njerëzit që ecin në rrugën Mustafa-Matohiti në Tiranë duken shumë të vegjël. Çdo mbrëmje në orën tetë, përkrahësit e tij dalin për të mbështetur “heroin” e tyre në arrest shtëpiak. Berisha del, flet shkurt kundër “Narko-diktaturës” së Ramës dhe më pas zhduket sërish. Pas pak minutash gjithçka mbaron, deri në mbrëmjen e ardhshme.
Edi Rama do t’i mbijetojë edhe kësaj.

You may also like