ANGLI- Një 19-vjeçar shqiptar, Arbër Axhami, është dënuar nga një gjykatë angleze me 14 muaj burg, pasi është kapur me një arsenal armësh në makinën e tij.
Advertisements
Axhami u arrestua për tre akuza, për mbajtje armësh dhe thikë, si dhe për drejtimin e mjetit pa patent dhe pa siguracion.
Advertisements
Mësohet se i riu shqiptar u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij, pasi iu gjetën dhe sekuestruan municion armësh përfshirë shigjeta dhe thika.
Oficerët ndaluan makinën e tij tip ‘Mercedes’ afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari shqiptar pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin.
I riu shqiptar pranoi të gjitha akuzat në Gjykatën e Magistratëve në Doncaster më 17 tetor, ndërsa këtë javë u dënua me 14 muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.