Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria do të mbështesië Akademinë e Shkencave për të shkruar librin e madh të historisë së shqiptarëve.
Advertisements
“U bënë shumë vite që nuk na pengon askush ta shkruajmë historinë tonë por është dikush që nuk na lë ta shkruajmë, jemi ne”, tha kreu i qeverisë, i cili shtoi se volumet më problematike janë shkruar.
Advertisements
Rama bëri edhe batuta teksa u shpreh se: “Përjashtuar këtu zëdhënësit e pellazgëve që janë një prurje më vete në këtë lëmë dhe që duke folur për pellazgët përpiqen të mbrojnë interesat e tyre”.
Kryeministri theksoi se nuk është puna e qeverisë që të ndikojë se si do të dalë libri i historisë së Shqipërisë, duke shtuar se “sa vjen e afrohet shumë pranë të gjallëve që janë ende sot fatmirësisht në jetë dhe aktiv”.
Edi Rama: U bënë shumë vite që nuk na pengon askush ta shkruajmë historinë tonë por është dikush që nuk na lë ta shkruajmë, jemi ne. Në këtë përballje me vetveten në radhë të parë, ne po përpiqemi siç bëmë me fjalorin që të mbështesin Akademinë e Shkencave për të shkruar librin e madh të historisë së shqiptarëve. Me sa jam informuar kanë thuajse përfunduar volumet problematike se deri tek mesjeta merremi vesh përgjithësisht, duke përjashtuar këtu zëdhënësit e pellazgëve që janë një prurje më vete në këtë lëmë dhe që duke folur për pellazgët përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, por tani vjen pjesa më e vështirë, por përsëri nuk është puna ime dhe e qeverisë të ndikojë se si do të dalë në librin e madh të historisë kjo pjesë tjetër e cila vjen e afrohet shumë pranë të gjallëve që janë ende sot fatmirësisht në jetë dhe aktiv.
Me këto ndjesi dhe këto copëza të mbledhura për këtë fjalë që jam i nderuar ta mbaj këtu, duke përfituar nga fakti që mban detyrën e kryeministrit, se përndryshe nuk do të më vinte kurrë radha që të mbaja një fjalim, edhe pse jam dashnor i paepur i gjuhës shqipe. Nuk pretendoj dot se jam si të gjithë burrat e gratë me certifikatë të gjuhës. Ju falënderoj për durimin, mendoja se do të mbaja një fjalim më të shkurtër se zakonisht por nuk ia dola.