“Jam mësuar me lëkundjet!”- Tërmetet e vazhdueshme në Santorini, 20-vjeçarja shqiptare nuk largohet nga ishulli: As që më shkoi në mendje të ikja

Në Santorini, ku prej rreth një jave toka nuk pushon së dridhuri nga tërmetet e shumta, jeton dhe punon dhe një nga të shumtët shqiptarë atje, 20-vjeçarja Xheni Baja, e cila nuk është larguar nga ishulli pavarësisht paralajmërimeve për lëkundje të forta.

Advertisements

Xheni Baja punon si recepsioniste në një resort në dimër dhe në verë. Ajo kishte mundësinë të largohej ose në Athinë ose në atdheun e saj në Shqipëri, por ka vendosur të qëndrojë.

Advertisements

“Në fillim situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohesha”, thotë ajo. “Por tani, kur gjërat po bëhen të vështira, kam mendime të tjera”, tha ajo për Protothema.

Ajo, si shumë të tjerë, thotë se është mësuar me tërmetet e shumta që bien gjatë gjithë kohës. Të afërmit e saj tashmë janë larguar nga ishulli, por për momentin ajo nuk po mendon t’i ndjekë.

Për të, jeta në Santorini vazhdon edhe nëse toka nën këmbët e saj refuzon të qëndrojë në vend. Mijëra banorë po largohen nga ishulli Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik. Rreth 6,000 qytetarë janë larguar me traget dhe avionë që nga e diela.

Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar orët e fundit pranë ishullit, ndërsa disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra.