Kreu i PD Sali Berisha nga foltorja e parlamentit ka hedhur akuza të rënda në drejtim të maxhorancës. Berisha tha se qeveria shqiptare është servile e ndyrë, duke thënë se ka votuar dy rezoluta ndërkombëtare, që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Advertisements
Ai shtoi se kjo qeveri nuk e njeh flamurin kombëtar kuq e zi.
Advertisements
Sali Berisha: Të presim çdo lidhje me George Soros dhe paratë e tij toksike. Pse do mbani ju mëkatet e tmerrshme të Ramës? Pse do mbani ju akuzat e rënda të laptopit të Ëngjëll Agaçit. Pse do mbani ju marrëdhënien kriminale të tij me MCGonigal.
Jeni servilë të ndyrë. Duhet të zgjoheni. Ju jeni servilë. Si mund të flisni për flamur ju? Shqipëria është sponsore e dy rezolutave që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ky zotëria për prapanicën e tij është gati ta djegë vendin.