“Ka prova të tjera që nuk kanë dalë”, Hoxha zbulon detaje nga dosja e SPAK për pasuritë e familjes Berisha:Doktori ka..

by editor

Gazetari investigativ Artan Hoxha, komentoi në një emision televiziv dosjen me mbi 500 faqe të SPAK për procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Advertisements

Hoxha u shpreh i bindur se ka prova të tjera që nuk kanë dalë akoma nga dosja e Prokurorisë së Posaçme dhe duhet të jemi të përgatitur për një proces që do të zgjasë.

Advertisements

“Dosja e Berishës ka nisur nga ish-drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurorja Enkelejda Millonai. Financimi i këngëtarit Rikardo Koçante është vetëm një gjë episodike.

Prokurori e ka vënë për të treguar se këto para janë përdorur edhe në fushatë elektorale. Të gjithë këngëtarët kanë qenë aty. Në kemi publikuar dikur një listë në vitin 2001 dhe një këngëtare kishte marrë 54 milionë lekë, një apartament, që ishte shumë atëherë.

Dosja e tij ka dalë dhe seicili merr pjesën që do për ta publikuar, por opinioni publik nuk duhet të bjerë pre e detajeve. Sekretari i Shtetit Entoni Blinken thoshte se Berisha mund t’i manipulojë proceset gjyqësore dhe të devijojë të vërtetën dhe çfarë ka thënë ai janë formësuar në dosjen e SPAK-ut.

Ose të marrim rastin e Damir Fazlliç, që bleu shumë shtrenjtë pronat e blera shumë lirë nga Jamarbër Malltezi në Porto Romano. Ajo ka qenë tokë e kontaminuar dhe është blerë me 1 mijë lekë të vjetra dhe dyshohet se kishte informacione se kjo pronë do të vjelë shumë më vonë.

Rasti tjetër është për pronat e blera nga Jamabër Malltezi nga viti 2018, në Budapest, në Belgjikë, një apartament në Holandë për vajzën dhe të gjitha së bashku shkojnë në vlerën 1 milion euro nga viti 2018 deri ën vitin 2021.

Jam i bindur që ka prova të tjera që nuk kanë dalë akoma. Duhet të jemi të përgatitur për një proces që do të zgjasë.

Ky proces është një sfidë e hapur për Doktorin dhe do të shohim për herë të parë në një nivel SPAK-un me një nga ata që e kemi quajtur të pandëshkeshëm.”-u shpreh Hoxha.

You may also like