Meteorologia Lajda Porja parashikon mot të ftohtë në vend, gjatë fundjavës.
Advertisements
Në një intervistë për Euronews Albania me Mirela Milorin, ajo tha se reshjet e shiut do të dobësohen dhe gjatë natës do të konvertohen në reshje dëbore në zonat juglindore.
Advertisements
Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie të madhe temperaturash.
“Pas mesanatës do të kemi ndërprerjen e shirave dhe depërtimin e një tjetër mase të ftohtë e cila do të kthehet në një stuhi ere gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Kjo masë e ftoht polare do të bëj që nesër temperaturat mund të arrijnë nga -3 gradë Celsius deri në -5 gradë Celsius por që gradualisht do përmisohen në javën e ardhshme. Gjatë të shtunës do të jetë problematike era shumë e fortë e cila mund të arrijë deri në 100 km në orë në zonat bregdetare”, tha meteorologia Lajda Porja.