Krimet dalin ‘jashtë kontrollit’/ Bilanci tragjik në pak ditë trondit Shqipërinë (Shifrat)

by editor

Numri i vrasjeve dhe plagosjeve është rritur ndjeshëm muajt e fundit në Shqipëri dhe ajo që e bën më tragjike këtë gjë, është fakti se po shtohen rastet ku protagonistët e ngjarjeve të tilla të rënda janë të mitur dhe adoleshentë.

Advertisements

Janë publikuar bilancet nga një analizë e detajuar me vrasjet, plagosjet, atentatet e ndodhura në vendin tonë në gjysmën e parë të këtij muaji.

Advertisements

Sipas raportit situata paraqitet tepër shqetësuese tek adoleshentët në shkolla, ku përplasjet mes tyre kanë rezultuat fatale deri në humbje jete, siç ishte ngjarja e rëndë e ndodhur para dy ditësh, ku humbi jetën tragjikisht nxënësi 14-vjeçar.

Më poshtë paraqiten ngjarjet kriminale të ndodhura në ditët e fundit në vendin tonë:

30 Tetor 2024

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin, mesditën e 30 tetorit që rezultoi në 4 viktima.

Viktimë mbeti Hamza Lici, i cili është vëllai i Ibrahim Licit, një emër i njohur në botën e krimit.

Por tragjedia nuk mbaron këtu!

Veç Licit, mbetën të vrarë edhe tre persona të tjerë. Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, që ishte kandidat për Bashkinë e Shkodrës në vitin 2023, nën siglën e PD.

32-vjeçari ishte në makinë me Licin në momentin e ngjarjes dhe mori një plumb në kokë. Disa orë më vonë ai ndërroi jetë në spital.

Nga ngjarja humbi jetën edhe Flutura Basha, 56 vjeç, ndërsa disa ditë më vonë ndërroi jetë edhe bashkëshorti i saj, Bashkim Basha 67 vjeç.

Pas të shtënave, makina me të cilin lëviznin Lici dhe Bushati humbi drejtimin dhe shkaktoi aksident, duke përplasur një motoçikletë. Në të udhëtonin një çift bashkëshortësh, Flutura dhe Bashkim Basha.

You may also like