Kush e shantazhon Gaz Bardhin? Artan Hoxha tregon mesazhet e mbërritura në telefonin e deputetit

by editor

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi detaje në emisionin “Të Paekspozuarit”, për denoncimin e sotëm në SPAK të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, që tha se ishte shantazhuar me anë të disa mesazheve dhe këtë ngjarje ai e lidhi me akuzat që bëri në sallën e Kuvendit.

Advertisements

“Kjo është një ngjarje e rëndë edhe për statusin që ka zoti Bardhi. Ai sapo i ka ardhur mesazhi ka vendosur që t’i drejtohet institucionit. Ai ka patur një debat të ashpër më 12 shtator me kryeministrin, ku nxorri dy kode të telefoave SKY për emërimin e drejtorit të policisë së qarkut të Shkodrës. Që atë ditë ai pati një lapsus. SKY nuk ka ekzistuar pas marsit 2021 dhe Bardhi i referohej marsit 2023, nuk janë për Taulant Ballën, as për Mond Sulën.

Advertisements

Ai thotë se jam sulmuar nga personazhet e botës së krimit për këtë. Në dosjet e SPAK ka miliona mesazhe dhe nëse i nxjerr nga konteksti bëhet hataja. Ja si i erdhi përgjigja zotit Bardhi. Në ato dy faqe që janë në dosjen e SPAK, janë Erigers Mihasi dhe Ervis Martinaj dhe biseda është bërë më 24 shkurt 2021, dy muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Aty thuhet se do të takosh filanin dhe do t’i japësh 100 mijë euro.

Bardhi u është drejtuar organeve që ta hetojnë. Atë kohë kur janë mesazhet ai ka qenë i dërguar në Elbasan ku u bë ajo vrasja për zgjedhje. SPAK duhet të hetojë kush ia ka dërguar Bardhit. Z. Bardhi nuk ka preferuar të dorëzojë celularin dhe, duke qenë jurist, ka shkuar te noterja, i ka noterizuar dhe i ka çuar në SPAK”- tha Hoxha.

You may also like