Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit republikan për president të Amerikës, Donald Trump , është mburrur në profilin e saj në rrjetin “X” se djali i saj dhe i presidentit të ardhshëm ka votuar për herë të parë në këto zgjedhje. Zonja e parë e SHBA-ve, e cila nuk u shfaq shumë gjatë fushatës së bashkëshortit të saj për zgjedhjet në Amerikë, Melania Trump, ka postuar në profilin e saj një foto të Baron Trump, i cili votoi për herë të parë.
Advertisements
“Votues për herë të parë dhe për babanë e tij,”-ka shkruar Melania krahas fotos.
Advertisements
Barron Trump mbushi 18 vjeç në mars dhe filloi vitin e parë në Universitetin e Nju Jorkut këtë vjeshtë. Është interesante se ai u regjistrua në Stern School of Business të Universitetit të Nju Jorkut, megjithëse Trump tha se djali i tij mendoi të ndiqte hapat e babait të tij në Shkollën Wharton të Pensilvanisë.
“Është një vend shumë cilësor. Atij i pëlqeu. I pëlqente shkolla, dhe po ia del shumë,” – tha Trump për “Daily Mail”.
Trump tha se djali i tij ka në plan të vazhdojë të luajë futboll (versioni amerikan) edhe në Kolegj. “Daily Mail” intervistoi bashkëmoshatarët e tij me një pyetje të thjeshtë – çfarë mendojnë ata për të?
Për këtë pyetje, një student sugjeroi që Baronit do t’i duhej të përqafonte një perspektivë progresive nëse donte të kishte ndonjë shans për t’u pranuar nga studentët në kolegjin famëkeq “të majtë”. Disa thanë se ishin të gatshëm të gjykonin Baronin për vlerat e tij dhe pa e paragjykuar.
“Më vjen shumë keq për të, ai nuk zgjodhi këtë jetë,”-tha një studente.
Baron lindi më 20 mars 2006, si fëmija i vetëm i Donald dhe Melania Knauss Trump, të cilët u martuan rreth një vit para lindjes së Baron, në janar 2005. Baron jetonte me nënën e tij në Penthouse e tyre “Trump Tower” në Fifth Avenue në Nju Jork, ndërsa babai, si president i zgjedhur në atë kohë, u transferua në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, Baron dhe mamaja e tij iu bashkuan Trump në Uashington, DC, pasi ai mbaroi një vit në shkollën prestigjioze dhe shumë të shtrenjtë me kosto vjetore prej rreth 45,000 dollarë. Por edhe pse në Uashington, Melania dhe Trump kujdeseshin që ta mbanin larg syrit të publikut.
Pasi u shpërngul në Uashington, Baroni Trump u bë zyrtarisht djali i parë që “banoi” në Shtëpinë e Bardhë në pothuajse 60 vjet. Hera e fundit që Amerika kishte një “djalë të parë” ishte në vitin 1961, kur djali i John F. Kennedy, JFK Junior, u transferua në Shtëpinë e Bardhë teksa ishte vetëm një foshnjë.
Edhe pse babai i tij është amerikan, Baron Trump trashëgoi gjithashtu rrënjët sllovene të nënës së tij, kështu që atij iu mësua kjo traditë dhe gjuha. Sipas një interviste të vitit 2016 me revistën GK, Melania Trump zbuloi se Baron flet rrjedhshëm sllovenishten. Në fakt, ai flet gjuhën me gjyshërit e tij, të cilët jetonin pranë Trump Tower, në kohën e intervistës.
Melania gjithashtu u mburr një herë për revistën People në vitin 2009 se kur Baroni ishte vetëm tre vjeç, përveç sllovenishtes dhe anglishtes, ai fliste edhe frëngjisht. Por dy vjet më vonë, gjatë një paraqitje në “The Joy Behar Show”, Melania tha: Baron flet dy gjuhë absolutisht në mënyrë perfekte. Ai hidhet nga një gjuhë në tjetrën, sllovene/anglisht. Dhe nuk është problem për të!
Siç mund të pritet nga dikush i lindur në një familje si ajo Trump, Baron është “veshur” për sukses pothuajse gjatë gjithë jetës së tij. Ai madje kishte veshur një kostum në prezantimin e librit të gjysmëmotrës së tij Ivanka Trump kur ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë.
“Ai nuk është një fëmijë që mban tuta. Ai nuk e ka problem të veshë një kostum – por jo çdo ditë – dhe i pëlqen të veshë një kravatë ndonjëherë, si babai. Por kjo nuk do të thotë se Baron nuk i pëlqen pak rehati,”- tha Melania Trump ndërsa diskutonte djalin e saj në një intervistë me ABC News në 2013.
Melania Trump shpesh i referohet djalit të saj të vetëm si “Donald i vogël” dhe “mini Donald”.
“Ai është një djalë shumë i fortë, shumë i veçantë, i zgjuar. Ai është i pavarur dhe me vetëbesim dhe e di saktësisht se çfarë dëshiron. Ndonjëherë e quaj Donald i vogël. Ai është një përzierje prej nesh fizikisht, por për shkak të personalitetit të tij, unë e quaj Donald i Vogël. Kur ishte 5 vjeç, ai donte të ishte si babai i tij: biznesmen dhe një lojtar golfi. Atij i pëlqen të ndërtojë diçka – dhe ta shembë atë dhe të ndërtojë diçka tjetër. Ai është shumë i detajuar në vizatimet e tij. Ne udhëtojmë shumë dhe ai kujton gjithçka që sheh,”- tha Melania për Parenting.
Nuk është sekret që Melania Trump mendon se Baron është një kopje karboni e babait të saj, Presidentit Donald Trump, siç e ka thënë hapur në të kaluarën. Dhe interesant është fakti se edhe ish-maxhordomi i familjes Trump, Tony Senecal, ndan të njëjtin mendim me të.
Senecal tregoi se i i do të gjithë fëmijët e Donaldit, por Baron i ngjan më shumë babait të tij.
“Kur Baroni ishte dy vjeç e gjysmë, ia mora mëngjesin. Ai është ulur në karrigen e tij dhe më shikon dhe më thotë, “Toni! Ulu! Ne duhet të flasim!”,-kujton Senecal./ZËRI