“Laptopi i Agaçit në Prokurori, i ka të gjitha vjedhjet”- Akuzat e Berishës: Dosja McGonigal po shpërthen! Po ju vjen fundi! Rama me gjuhë qenefi

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi mazhorancën per korrupsion dhe abuzime, ndërsa theksoi se “po u vjen fundi”. Ai përmendi laptopin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, duke thene se ia ka marrë prokuroria.

Advertisements

Ish kryeministri kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama në Parlament, ndërsa theksoi se ai nuk vjen sepse e tmerrojnë dy dosje, “McGonigal” dhe laptopi i Agaçit.

Advertisements

“Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në parlament, që është bërë i shkallmuar, me një gjuhë që meriton cdo epitet. Më një gjuhë qenefi. Sa herë flet vetëm gjera të tilla nxjerr. Pse nuk vjen ai këtu? Dy arsye madhore janë që nuk vjen dot: Së pari, ku është sekretari juaj i përgjithshëm i kryeministrisë, ku është Agaçio që dhuron 30 hektarë, ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve, ai ja mbath dhe ju thoni është në spital, përhap thashetheme se është ne intubim. Këtë rrugë do ndiqni ju, arratinë? Ku është?

E dyta, laptopi i tij është në Prokurori, ta dini mirë. Jeni të pashpresë. Prandaj thirreni më mirë të vijë, sesa t’ju nxjerrë një nga një ju. Laptopi i ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama me ministrat e tij.

E dyta është dosja McGonigal. Ajo po shpërthen. A e kuptoni ju që keni në krye një njeri që korruptoi shefin e kundër-inteligjencës së SHBA-ve dhe një nga ata që bëri gjahun e shtrigave ndaj Donald Trump. Ajo dosje nuk mbyllet.

Damian shko ku të duash, edhe në malin Athos po të shkosh dëshmitar do të thirresh për Edi Ramën. Është akti më flagrant i korrupsionit.

Prisni kur ti bjerë tavolinës me kokë, jo me grusht por me kokë. Kur je i aftë të kryesh cdo krim del një ditë ajo. Së treti janë 10 mln. I dëgjuat besoj. 10 mln dollarë. Janë vetëm maja e Ajzbergut që janë dhënë për reformën në drejtësi, Delina Ficos. Sesa ka marrë Linda Rama nga paratë e shqiptarëve nuk e di njeri, por edhe ajo do dalë”