Qytetarët, të cilët nuk paguajnë në kohë detyrimet për administrimin në ndërtesat e përbashkëta do të gjobiten me 30 për qind të detyrimit për çdo muaj vonesë. Ministria e Pushtetit Vendor ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili ndryshon rrënjësisht ligjin aktual për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa.
Advertisements
Sipas draftit, qytetarët që banojnë në pallate janë të detyruar të paguajnë tarifën e administrimit të bashkëpronësisë.
Advertisements
Tarifa e administrimit për secilin bashkëpronar, si rregull, përcaktohet bazuar në shpenzimet e administrimit dhe në kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi të pronarëve të njësive. Ajo mund të korrektohet për shpenzime të veçanta, për numrin e kateve dhe për masën e përdorimit të objekteve të veçanta,” thuhet në draft.
Në rast se asambleja e bashkëpronarëve nuk gjen dakortësinë për përcaktimin e tarifës zbatohet tarifa e referencës e miratuar nga këshilli bashkiak përkatës, e ndarë sipas zonave dhe tipoligjisë së ndërtesës që bazohet në udhëzuesin për llogaritjen e tarifës së administrimit. Ministri që mbulon fushën e çështjeve vendore miraton udhëzuesin për llogaritjen e tarifës së administrimit.
Por çfarë ndodh nëse qytetarët nuk e paguajnë tarifën?
“Në rast të vonesës së pagesës nga ana e një bashkëpronari, vendoset një penalitet prej 30% të tarifës për çdo muaj vonesë. Penaliteti synon të nxisë bashkëpronarët të respektojnë afatet e pagesës, duke shmagur situata të mospagesës së administratorit/shoqërisë së administrimit që ndikojnë në tërësi në administrimin e objekteve. Penaliteti ndihmon në kompensimin e çdo humbjeje potenciale që vjen si pasojë e mosdisponueshmërisë së fondeve në kohën e duhur,” thuhet në projektligj.
Dhe nëse bashkëpronari nuk paguan tarifën dhe kamatat e prapambetura brenda tre muajve, kryesia e asamblesë së bashkëopronësisë bën një përllogaritje të vlerës së detyrimeve të papaguara, përfshirë tarifën dhe kamatëvonesat. Ky akt përmbledh vlerën e plotë të detyrimeve që ka bashkëpronari.
Pagesa e detyrimeve monetare për tarifën e bashkëpronësisë përmes këtij drafti bëhet titull ekezekutiv, që do të thotë se ata qytetarë të cilët nuk paguajnë do të përballen me përmbarimin.