“Ma kanë shpifur këta mentorët”/ Ermal Mamaqi reagon i mërzitur ndaj Jul Dedës: Është e dyta herë që….

by editor

Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të parë lidhur me disa deklarata të kolegut të tij, Jul Dedës, për trajnimet dhe videot motivuese që ai bën në rrjetet sociale.

Advertisements

Në një video mesazh në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi shprehet se është mërzitur me Jul Dedën për shkak se ka bërë dy herë video “në përgjithësi” në rrjetet sociale, kur shumë kanë menduar se kanë qenë “thumba” për Ermalin.

Advertisements

“Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak. Ndoshta pas kësaj videoje do jemi përsëri miq, ose do jemi përsëri të mërzitur. Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse, se për të dytën herë ti poston video që flet “në përgjithësi”, por që duket që janë për trajnimet që bëj unë dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu”, thotë ai.

Sipas Ermalit, Jul Deda është mërzitur me Ermalin pas një mesazhi në BBV, kur Juli ishte konkurrent. Në atë mesazh dhjetuar Heidit, duket se Ermali mbështeste këtë të fundit dhe thumbonte Julin.

Por, sipas aktorit mesazhin në BBV nuk e ka nisur ai, ndërsa thotë se për këtë situatë ka bërë dhe një video sqaruese.

“Ndërsa ti me të drejtë je mërzitur me mua, se në BBV erdhi një mesazh që dukej sikur fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin dhe për më tepër kishte emrin tim. As nuk e kisha idenë, isha në majë të Neë York-ut dhe pash që vinin mesazhe në telefonin tim, dhe thash me vetë “Hej zoti i madh”. Menjëherë pas asaj videoje në BBV, bëra unë një video sqaruese dhe mesazhi i asaj videoje ishte që nuk isha unë dhe betohem për jetën time që nuk e kam bërë unë atë mesazh, se po ta kisha bërë unë, do thoja “po unë e bëra, bëm një gallatë, etj”. Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove”, tha Ermali.

Më tej ai ftoi Julin të marrë pjesë në trajnimet e tij duke thënë: “Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë”.

Deklarata e plotë e Ermal Mamaqit:

Kam marr shumë mesazhe miq, që Jul Deda, siç thoni ju më përbuz, më shan trajnimet që bëj unë, ose videot që hedh unë. I pash dhe unë. E bëjë këtë videon për ty Jul se të vlerësoj, dhe më vjen mirë që je rritur në karrierë, ke marrë këtë pozicion që ke marrë tani dhe e bën shumë mirë, më pëlqen. Të vlerësoj Jul se dikur kemi qenë shok të ngushtë, kem ndejt gjithë ditën bashkë.

Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak. Ndoshta pas kësaj videoje do jemi përsëri miq, ose do jemi përsëri të mërzitur. Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse, se për të dytën herë ti poston video që flet “në përgjithësi”, por që duket që janë për trajnimet që bëj unë dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu. Po të shohësh komentet e ndjekësve të tu, disa prej tyre dhe me fjale fyese kundrejt meje do kuptoj që dhe ata e mendojnë ashtu.

Ndërsa ti me të drejtë je mërzitur me mua, se në BBV erdhi një mesazh që dukej sikur fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin dhe për më tepër kishte emrin tim. As nuk e kisha idenë, isha në majë të Neë York-ut dhe pash që vinin mesazhe në telefonin tim, dhe thash me vetë “Hej zoti i madh”. Menjëherë pas asaj videoje në BBV, bëra unë një video sqaruese dhe mesazhi i asaj videoje ishte që nuk isha unë dhe betohem për jetën time që nuk e kam bërë unë atë mesazh, se po ta kisha bërë unë, do thoja “po unë e bëra, bëm një gallatë, etj”.

Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove. I kishe të gjitha mundësitë që të hetoje, të pyesje dikë aty në Top Channel, qoftë edhe mua vetë të më merrje në telefon për ta vërtetuan nëse kam qenë ose jo unë, por ti vendose të besosh që jam unë ai e ka çuar mesazhin, edhe pse e di shumë mirë që detyra e produksionit është të krijojë sa më shumë provokime për banorët.

Tani kthehem te trajnimet e motivimit dhe rritjes personale dhe të biznesit, sepse kjo është ajo që bëj unë. Jul dhe të gjithë ju qe mendoni si Juli, nuk e kuptoj këtë mllefin që keni për trajnimet e motivimit, aty mësojmë si të bëhemi më të mirë. Njerëzit më të fuqishëm në bot meditojnë, nuk e kuptoj se çfarë problemi ka me këtë. E kuptoj që nuk ke shumë informacion për këtë gjënë dhe të duken si mashtrime, na fakt janë trajnime kur takohen njerëz që duan të shkojnë më lart.

Jul të ftoj të vish në trajnimin e radhës, ke për të qesh shumë aty, dhe do kuptosh që nuk është një sekt, por teknika që përdoren në psikologjinë moderne, nuk është se i marrim kanotjeret dhe ua këndojmë njerëzve aty. Ka funksionuar për mua, mundet edhe për ty. Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë.

You may also like