Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji.
Advertisements
Në studion e News24, ai u shpreh se “më i lumturi politikisht është Berisha”, duke theksuar se kreu i PD-së do ta shfrytëzojë për kaos dhe rrëmujë.
Advertisements
Petro Koçi u shpreh se ndjen keqardhje për vendimin, teksa shtoi se “nuk ndjek kënaqësi të shoh tjetrin në burg, nuk i shkon një politikani”.
“Më i lumturi politikisht është Berisha, sepse tani ka një alibi në dorë që këtë situatë ta shfrytëzojë për të shkaktuar sa të jetë e mundur kaos, rrëmujë e trazira, jo më për Berishën, por për një tjetër.
Është thjesht një alibi. Për një koleg më vjen keq, nuk ndjej kënaqësi të shoh tjetrin në burg, e kam provuar vetë është një gjë që nuk i shkon një politikani, ose një njeriu të zakonshëm.
Por mendoj e vendimi i gjykatës, ka lidhje me një provë të falsifikuar, jo thjesht me faktin dhe një proces denoncimin. Është fabrikuar një provë, është ky thelbi”, tha deputeti socialist.