Më i madhi në histori/ Zbardhet buxheti për vitin 2025: Kap vlerën 8.2 miliardë euro, defiçiti 680 milionë euro

by editor

Vitin e ardhshëm Buxheti i Shtetit do të jetë në shifrën e 822.7 miliardë lekëve apo rreth 8.2 miliardë euro.

Advertisements

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, ai do të jetë rreth 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti dhe i rritur me mbi 20 për qind krahasuar me atë të vitit 2022. Ky do të jetë buxheti më i madh në historinë e vendit.

Advertisements

Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i orientuar kryesisht tek investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe mbrojtjen ushtarake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë pjesën më të madhe “të tortës” së buxhetit, gati 10 për qind, ndjekur Infrastruktura dhe Energjia, Kultura Ekonomia dhe Inovacionit dhe Arsimi dhe Sporti.

Advertisements

Mbështetja buxhetore do të rritet edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Mbrojtjes.

Veç mbrojtjes sociale, buxheti i vitin të ardhshëm parashikon edhe burime të kufizuara në drejtim të investimeve në arsim. Pjesa më e madhe e parave planifikohet të shkojnë për rritjen e pagave të arsimtarëve dhe më pak për ndërtimin e çerdheve, kopshteve apo shkollave.

Buxheti për vitin e ardhshëm shkon në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që pritet të kapë shifrën e mbi 2.5 trilionë lekëve.

You may also like