Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka pretenduar se është shtantazhuar nga një femër, e cila sipas tij i ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh.
Advertisements
Për News24, ish-kryebashkiaku demokrat ka deklaruar se ajo i ka nisur foto të modifikuara dhe ia ka shpërndarë tek miqtë e tij.
Advertisements
Ai ka pretenduar se ndihet i indinjuar nga veprime të tilla, të cilat i ka konsideruar të ulta nga njerëz të papërgjegjshëm që tentojnë t’i prishin imazhin.
“I kam thëne që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmure siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare”, tha ai.
Agron Kapllanaj u shpreh se imazhet nuk e cenojnë, por shtoi se do t’u drejtohet organeve ligjzbatuese për kallëzim.