Mjeku i onkologjikut theu masën e sigurisë duke shkuar në një kafene në afërsi të liqenit të Kasharit, vihet nën hetim 22-vjeçari që tentoi të fshihte pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti kur lokali i tij u frekuentua nga Edmond Gashi

by editor

Vihet nën hetim 22-vjeçari Egi Sorra pronar i një lokali në afërsi të liqenit të Kasharit. Mësohet se mjeku Edmond Gashi, theu arrestin shtëpiak duke shkuar tek lokali i 22-vjeçarit.

Advertisements

Sorra ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga momenti kur lokali i tij u frekuentua nga Gashi me qëllimin për ta mbrojtur.

Advertisements

Nën hetim është vënë edhe Gashi për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

You may also like