MOSBINDJE CIVILE/ Opozita në “luftë”, protestuesit te Bashkia i bashkohen deputetëve, tensione dhe përplasje në Kuvend

by editor

Opozita po shfaqet agresive këtë të enjte teksa do vijojë aksionin e saj politik, si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij.

Advertisements

Pas seancës së sotme plenare që sapo u mbyll, protestuesit e opozitës kanë braktisur sheshin para Bashkisë së Tiranës dhe kanë mbërritur me shpejtësi në hyrjen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.
Një numër i madh të focave të sigurisë dhe protestues ytë drejtuar nga Klevis Balliu, Dorian Teliti dhe Tedi Blushi,po përplasen tashmë me policinë në gardhin e hekurit.

Advertisements

SEANCA E TENSIONUAR

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përjashtoi sot nga seanca plenare e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Doda. Po ashtu u përjashtua dhe deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Gëzim Ademaj.

Advertisements

Deputetja e PD, Elda Hoti ka hedhur lëndë mbi deputetët e mazhorancës. Ata gjithashtu krijuan kaos në seancë duke vendosur karriget e deputetëve tek foltorja e Kuvendit.

Deputeti i PDIU, Gëzim Ademaj, mblodhi karriget para foltores, Elda Hoti nxori dy shishe duke spërkatur tapetin e parlamentit, kurse Petrit Doda bllokoi foltoren dhe sulmoi kolegët, duke penguar seancën.

“Zonja Hoti ndalni aktet tuaja të rënda. Herën e kaluar keni ardhur në parlament me benzinë në çantë. Është vepër penale. Ju keni bërë një krim. Mos provokoni, mos cenoni, mos dhunoni deputetët. Deputetët ndihen të cenuar nga ju. Këto janë aktet dhune të papranueshme. Ju lutem dilni jashtë nga seanca. Ju keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda ju po rrezikoni jetën e deputetëve në këtë sallë. Jeni e përjashtuar nga seanca. Për veprat tuaja ka kallëzim penal. Me ju do të merret Prokuroria. SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. I lutem Gardës të verifikojë se çfarë ishte materiali që u hodh mbi deputetët”, tha Spiropali.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh se Garda e Republikës po kryen detyrën sipas ligjit. “Dëshiroj të informoj opinionin publik se këtu nuk bëhet fjala për deputetët që janë përjashtuar dhe hyrjen e tyre. Garda e Republikës është duke kryer detyrën. Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm. Atëherë këtu bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë një kallëzim penal drejtuar Prokurorisë”, tha Hoxha.

“Nuk ka asnjë të drejtë Garda e Republikës që të bëjë kontroll fizik të deputetëve. Nuk mundet që Garda e Republikës me urdhër të Elisa Spiropalit që të dhunojë gratë. Këta që burgosin deputetin vetëm sepse denoncon aferat e tyre të lidhura me qeverinë. Ajo çfarë hodhëm në parlament nuk ishte asgjë që mund t’i rrezikojë jetën deputetëve. Ishte aromatizues le ta verifikojë prokuroria e SPAK e të gjithë me radhë. Unë nuk i trembem as SPAK as askujt. Kemi mision të mbrojmë të drejtën e qytetarëve shqiptarë”, theksoi Hoti në një prononcim për mediet.

Kuvendi u mblodh sërish sot në seancë plenare, ndërsa deputetët e përjashtuar të opozitës nga Komisioni i Etikës, tentuan futjen me dhunë në seancë.

Për të shmangur përplasjen mes deputetëve, Garda e Republikës kishte rrethuar me gardh metalik hyrjen e Kuvendit. Kjo solli edhe përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të Gardës së Republikës.

Kujtojmë se Komisioni i Etikës ka përjashtuar 24 deputetë të opozitës pas djegies së karrigeve dhe kaosit në seancën e 30 shtatorit.

You may also like