Sali Berisha e ka cilësuar krim kundër njerëzimit mungesën e ilaçeve për pacientët e sëmurë me kancer, duke thënë se nëse atyre nuk u jepen medikamentet, humbin jetën.
Advertisements
Këto deklarata, kreu i PD-së i ka bërë gjatë një takimi me tregtarët te Medreseja. Ai gjithashtu tha se mungesa e Pet-skanerit te Spitali Onkologjik është një turp, ndërsa u zotua se me ardhjen e tij në pushtet, këto problematika do të marrin fund.
Advertisements
Berisha: Nëse ka një krim kundër njerëzimit është ajo e ilaçeve. Po s’ua dhe, humb jetën. Paratë e ilaçeve vidhen. Cili është zotimi ynë? Ky problem nuk ka ekzistuar në parë. Në Spitalin Onkologjik asnjë ilaç nuk ka munguar. Këta morën dhe vunë Nushin dhe Tomen dhe ua dhanë në dorë ilaçet. Ne kishim një ligj. Asnjë ilaç nuk shitej në Shqipëri nëse nuk shitej në dy vende të BE-së. kur firma ishte këtu bënte zbritje dhe nuk mungonin dhe nuk do të mungojnë në mënyrë absolute. Paratë e tyre vidhen nga ministria dhe drejtoria. Çdo ditë u telefonojnë të sëmurëve. Këto tre muaj nuk keni ilaçe.
Pet skaner nuk ka. Të gjithë shqiptarët duhet ët shkojnë te private, të paguajnë shtrenjtë, të presin radhë. A ka më turp mos të ketë pe skaner një shtet. Kjo është një mafie jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ju siguroj se kjo merr fund. Do vëmë dorë fuqishëm.