Analisti Arjan Curri dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të përballen në gjykatë. Mësohet se Curri ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor.
Advertisements
Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”. Kjo padi ndaj analistit ka ardhur pas deklaratave që ky i fundit bëri muaj më parë, pas vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Muresli. Aso kohe Curri tha se Murseli i cili ka qenë për vite me radhë dhe këshilltari i Pacollit deklaroi se dyshohet se bashkëshorti i të ndjerës Liridona Ademi ka pasur lidhje romantike me një burrë tjetër, e më pas shpërthyen aludimet se bëhej fjalë për ish-presidentin.
Advertisements
Lidhur me padinë e ngritur nga Pacolli kundrejt tij, Curri tha së fundmi për Top Channel se në deklaratën e tij nuk ka pasur kurrë fyreje apo shpifje. Ndër të tjera, analisti tha se “në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media”.
“Do të paraqitem vetë në gjyq në datën e caktuar. Njoftimin e mora nga mediat, te cilat raportonin se Bexheti ka kërkuar dënimin tim me burg. Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre.
Në deklaratat e mia s’ka pasur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im.
Po vjen nëntori i vitit të vrasjes se Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media.
P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese”, tha Curri i pyetur nga Top Channel.
Advertisements
Në janar të këtij viti këshilltari i Pacollit Jetlir Zyberaj, paralajmëroi padinë ndaj analistit. Ai i konsideroi shpifje të ulëta duke thënë se këto deklarata Curri i ka bërë kundrejt një pagese, për shërbime të dikujt tjetër.