Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

by editor

Bashkia e Hasit në koordinim me Drejtorin e Përgjithshme të Emergjencave Civile kanë akorduar në vlerë monetare dhe materiale ndihma për familjen Lushi, për shkak të tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë, ku humbën jetën nga zjarri nënë e bir.

Advertisements

Teksa shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen tragjike të Fatime e Rexh Lushi, Kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti ka deklaruar edhe shumën monetare të ndihmës së ofruar.

Advertisements

“Ka qenë një ngjarje shumë e rëndë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, unë në 02:05 kam qenë në vendngjarje. Jemi munduar me gjitha mjetet për të shuar zjarrin, por ishte e pamundur. Mbrëmë kemi sjellë ndihmat nga Emergjencat Civile për familjen, për dy viktimat do japim nga 500 mijë lekë të reja. Ne si bashki kemi marrë përsipër edhe heqjen e shpenzimeve të varrimit.

Ka qenë një tragjedi sepse u dogjën edhe nëna edhe djali, duke i pa njerëzit duke u djeg në zjarr dhe s’kishin çfarë të bënin, ishte një rast katastrofë. I uroj ngushëllime familjes, të bëhen të fortë, jeta vazhdon. Shkaku i vërtetë nuk dihet ende, por them se ka qenë nga shkëndija elektrike ose nga një rezistencë e harruar ndezur”, tha Miftar Dauti.

Më 19 shtator nënë e bir humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit.

You may also like