Pensionet do të indeksohen me vetëm 4,1% në muajin tetor.
Advertisements
Të dhënat tregojnë se inflacioni për mallrat e shportës nga viti 2023 deri më sot ka rezultuar 4,1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë. Në qytet, pensioni mesatar është 18 234 lekë.
Advertisements
Me indeksimin 4,1% do të thotë që pensioni do të rritet mesatarisht me 748 lekë. Për ata që jetojnë në qytet, pensioni nga 1 tetori do të jetë mesatarisht 18 982 lekë.
Sa i përket rritjes së pensionit në fshat, është 11 051 lekë në fshat dhe rritja do të jetë mesatarisht 453 lekë, duke e bërë pensionin mesatar në fshat 11 504 lekë.