Pse Elvis Naçi nuk e heq kurrë unazën e zezë nga dora? Kjo është pyetja që ka bërë shumë kurioz rrjetin, teksa çdo të premte e shohin në emisionin “Për shqiptarët”. A ka unaza një simbolikë të veçantë? Cili është ‘misteri’ i saj që e bën Elvisin ta ketë gjithnjë me vete, si të vetmin aksesor që mban në duar?
Advertisements
Këtë na e tregon bashkëshortja e tij, Fatma Naçi. E pyetur nga Rudina Dembacaj në “Goca dhe Gra”, Fatma thotë:
Advertisements
“Elvisi nuk para i pëlqen aksesorët, nuk i mban. Unë jam munduar t’ia dhuroj 3 herë unazën e martesës dhe gjithmonë e ka dhuruar ose e ka humbur.
Për inerci nuk e mbaj as unë tani. Unaza që Elvisi e mban është dhuratë nga një mik shumë i ngushtë, që ai e vlerëson shumë dhe është një pajisje smart që është e lidhur me telefonin dhe i tregon Elvisit gjithë kohën rrahjet e zemrës, tensionin, kur duhet të pushojë, gjithë parametrat jetësorë dhe që ai është shumë i kujdesshëm lidhur me shëndetin e tij e prandaj e mban, se ndryshe do ta kishte hequr me kohë.”
Advertisements
Pra, ‘misteri’ u zgjidh- unaza në dorën e Elvis Naçit është për arsye shëndetësore.