-
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, tre persona të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke pësuar dëmtime të mëdha. Përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë makinat janë bërë copash. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa njëri prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.