Pasagjerët në një fluturim të Delta Airlines nga Salt Lake City në Portland të dielën përjetuan momente të tmerrshme teksa filluan t’u dalë gjak nga hunda dhe veshët, duke e shtyrë aeroplanin amerikan të bënte një ulje emergjente.
Advertisements
“Dëgjova ajrin që dilte dhe më pas ndjeva një dhimbje të papritur në veshin tim të djathtë”, tha Jaci Purser për CNN, duke shtuar, “Vura dorën në vesh dhe pashë gjak”.
Advertisements
Purser, e cila ishte në një udhëtim pune, tha se kolegët e saj dhe pasagjerët e tjerë gjithashtu përjetuan probleme të ngjashme: “veshët tanë filluan të na dhembin keq.
Të gjithë rreth nesh shtrëngonin veshët, filluan të rrjedhin gjak, po ashtu edhe disa pasagjerëve nga hundët”.