Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot një konferencë për shtyp nga arresti i shtëpisë, për herë të parë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme vendosi këtë masë.
Advertisements
Zyra e shtypit e Partisë Demokratike njoftoi mbajtjen e konferencës në orën 13:00, ndërkohë që gazetarët do të jenë të vendosur në një nga sallat e selisë së partisë demokratike.
Advertisements
Deri më tani, lideri i opozitës i është drejtuar opinionit përmes video deklaratave apo nga ballkoni i shtëpisë, por nuk ka mbajtur asnjëherë konferencë për mediat.
Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i njoftoi Berishës akuzën për korrupsion pasiv lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani” dhe dosja pritet të shkojë tashmë në gjykatë.