Pazare DR*GE, momenti kur gjeorgjiani q*llon me armë SHQIPTARIN në Athinë! (Video)

by editor

Një sherr si në filma ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Metaxourgeio, Greqi ku një grup shqiptarësh u përleshën me një gjeorgjian.

Advertisements

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, shihet grupi prej tre shqiptarësh duke debatuar me gjeorgjianin dhe duke u kapur me duar dore teksa tentonin t’i shesin një sasi droge.

Advertisements

Pasi u rrah nga shqiptarët, gjeorgjiani u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kthye gjysmë ore më vonë duke mbajtur një armë në dorë.

Ai është takuar sërish me shqiptarët dhe ka qëlluar me armë njërin prej tyre dhe është zhduket duke vrapuar në rrugët përreth.

Në vendngjarje Policia ka gjetur 6 gëzhoja nga atentati, ndërsa 36-vjeçari i plagosur po trajtohet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës.

You may also like