Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Advertisements
Ai dyshohet se posedonte një çantë me mjete ushtarake. Ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Athanasiou Bosda” në Menidi.
Advertisements
Sipas mediave greke, efektivët e policisë kanë kërkuar t’i bëjnë një kontroll shqiptarit, pasi iu duk i dyshimtë.
Shqiptari ka nisur menjëherë të vrapojë, duke hedhur njëkohësisht në tokë një çantë e cila, siç u konstatua më pas, përmbante dy granata, katër detonatorë, si dhe 50 gëzhoja.
Hetimi për rastin është në vazhdim.