Përplasi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër, jepet masa për mjekun që shkaktoi aksidentin

by editor

“Detyrim paraqitjeje” është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, dhënë për mjekun radiolog Ermir Mahilaj për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Advertisements

Mbrëmjen e të premtes, 8 nëntor, 54 -vjeçari Mahilaj aksidentoi për vdekje 62 – vjeçaren Hëna Maxhalaku, këmbësore, banuese në Tiranë.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes 62-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë.

You may also like