AMP referoi në prokurorinë e Shkodrës 4 efektivë për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën e Dobraçit.
Advertisements
AMP thotë se policët nuk kanë ndaluar personin me të zeza që dyshohet se ka qenë në automjetin ku udhëtonte Hamza Liçi dhe Arlind Bushati, të cilët u vranë dy javë më parë në Dobraç.
Advertisements
Ish oficeri i lartë të policisë Arben Hajdarmataj.
Arben Hajdarmataj: Mendoj që është identifikuar nga grupi hetimor, pavarësisht se kemi apo jo informacion. Mund ta ketë identifikuar, sepse në shumë ngjarje ndërtojnë identikin e personit të dyshuar në bazë të thënieve dhe dëshmitarëve. Në këtë rast kemi fotografi të pastër, veprime të pastra dhe kjo e ndihmon grupin hetimor për identifikimin. Mendoj se edhe në armën që ka qenë në makinë, duhet të ketë gjurmë. Edhe në makinë duhet të ketë gjurmë sepse në këtë rast kanë qenë viktima dhe s’kanë qenë të kujdesshëm që të fshehin gjurmë e tyre se kanë qenë pre e autorëve. Patjetër që gjurmë ka te makina. Sa i përket gjurmë te trupi i të ndjerit, s’mendoj se policia në ato momente ka kryer veprime për shkak të situatës dhe s’e kam idenë se sa ka pasur për ta çuar në morg dhe për të bërë verifikimet e tjera teknike. Mendoj se grupi hetimor e ka identifikuar personin e tretë pastaj janë çështje hetimi. Ajo është një nga shkaqet kryesore sepse edhe procedura standarte që ka policia është që të gjithë personat që gjendjen aty identifikohen, bëhet edhe shoqërimi për të marë të dhëna. Janë disa prova që nuk, sado të bëjmë hetime, s’i kthejmë dot më pas.
Mesa duket AMP ka gjetur disa shkelje që s’kanë kryer procedurat dhe i ka referuar në prokurori. Pavarësisht se jam pak skeptik se çështja e shpërdorimit të detyrës, është një vepër penale që ka diapazon të gjerë. Mendoj se ndoshta edhe policia nuk kanë pasur mundësi në ato momente të bëjnë ndalimin e personit, mund të jetë edhe mungesë përvoje, edhe tronditëse nga ana psiqike. Ka shumë elementë nëse këta kanë kryer këtë vepër penale. Nuk e them që të justifikoj punonjësit sepse nuk e di sesa janë brenda gabimit apo veprës penale. Duhet të dimë realisht situatën dhe gjendjen e tyre që të japim definicion më të saktë.