Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë paraditen e sotme në Vrakë të Malësisë së Madhe. Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj janë qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali. Autori i ngjarjes Lul Rakaj është arrestuar nga policia, por fillimisht ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Advertisements
Plagosja ndodhi rreth orës 09:45 të 15 shtatorit, ndërsa autori i dyshuar u arrestua rreth orës 14:00. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se shkak i plagosjes është bërë një debat për prishjen e pazareve të drogës.
Advertisements
Autori Lul Rakaj është larguar me armë, por blutë e Shkodrës pavarësisht se e vunë në pranga, pistoletën e krimit ende nuk e kanë gjetur.
Dy të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës, por njëri është në gjendje të rëndë për shkak se plumbi e ka kapur në pjesën e brinjëve, ndërsa tjetri është plagosur në këmbë.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të dy shtetasve në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku shtetasi L. R., tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit B. C., dhe A. H, të cilët mbetën të plagosur, dhe më pas shtetasi L.R, u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit, shërbimet e Policisë menjëherë u vunë në ndjekje të tij.
Advertisements
Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar.
Pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.
Shtetasi L.R, nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën shtetasi L.R, dyshohet se e ka fshehur kur ka parë Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligor të këtij rasti.