Policia gjen në Amsterdam prindërit që ‘rrëmbyen’ beben e tyre nga spitali në Francë

by editor

Policia holandeze njoftonte sot se kishte zbuluar në Amsterdam dy prindërit e rinj dhe beben e tyre që kishin marrë ‘pa leje’ nga spitali në Paris tre ditë më parë.

Advertisements

Arsyet e qarta të rrëmbimit të bebes së tyre nga spitali nuk janë bërë ende të qarta por zyrtarët thonë se bebja është e parakohshme dhe “ka nevojë për kujdes intensiv mjekësor”.

Advertisements

“Pas lëshimit të mandatit ndërkombëtar të arrestit, kemi arrestuar burrin dhe gruan në një hotel në Amsterdam, si të dyshuar se kanë rrëmbyer beben e tyre”, shkruante policia në njoftimin në rrjetet sociale.

Rrjeti francez Le Parisien shkruante se prindërit e fëmijes janë të komuniteti Rom por nuk jepte detaje për identitetin e tyre.

Advertisements

Alarmi i “vjedhjes” së bebes nga spitali ishte dhënë të martën dhe kontrolle ishin kryer në adresat e prindërve dhe familjarëve të tyre, mes të cilëve ishin bërë disa arrestime.

Zyrtarët e policisë nuk i përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve mbi shkaqet e konfliktit të prindërve me spitalin apo procedurat e trajtimit.

Ata thanë vetëm se një numër njerëzish po merren në pyetje të dyshuar si “pengmarrje në grup të fëmijës”.

Më herët zyrtarët dhanë alarmin për humbjen e bebes Santiago i cili ka flokë biondë dhe pizhama ngjyrë të purpurt.

Ata i kishin thënë një infermiereje të spitalit që i kishte ndaluar në kohën e largimit, se do të ktheheshin mëngjesin e ardhshëm.

You may also like