Prag tragjedie në Elbasan! Shpërthen bombola e gazit në banesë, teksa familja ndodhej brenda

Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen ”Vullnetari” në qytetit e Elbasanit dhe mësohet se flakët kanë nisur në kuzhinën e apartamentit. Sipas burimeve zyrtare, pakujdesia gjatë ndezjes së bombolës së gazit për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Advertisements

Fillimisht në kuzhinë ishte ndjerë erë gazi, por në vend që të mbyllnin ventilin e bombolës e kanë ndezur duke neglizhuar marrjen e masave të sigurisë. Bombola e sistemuar në kuzhinë pasi ndezjes ka shpërthyer në flakë duke krijuar ambient të rrezikshëm për shpërthim.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa familjarët të këshilluar nga shërbimi zjarrfikës kanë kyçur fillimisht furnizimin me energji të apartamentit dhe kanë kryet veprimet e rekomanduara nga zjarrfikësit, të cilët ndërhynë me shpejtësi për izolimin dhe shuarjen e flakëve.