Prag tragjedie në Vlorë, dy të rinjve u fundoset skafi në mes të detit

by editor

Prag tragjedie në Vlorë, pasi dy të rinjve u ësht fundosur skafi në mes të detit dhe në dëshpërim kanë kërkuar ndihmë e për fat kanë arritur të dalin të gjallë.

Advertisements

Dy personat që shihni në foto rrezikuan jetën pasi skafi i tyre plastik i peshkimit u fundos në det si pasojë e një defekti që pësoi gjatë lundrimit.

Advertisements

Pas reagimit të shpejtë të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Guardia di Finanza, dy të rinjtë që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues janë shpëtuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës.

Advertisements

Atje, ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.

Pas ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza.

Ishin italianët ata që i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy shtetasit falënderuan Policinë Kufitare dhe Guardia di Finanza për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë në këtë situatë të vështirë.

You may also like