Gazetari Arian Çani ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë ndryshe në “Interview” nga Mirela Miroli në Euronews Albania. Ai ka folur për jetën e tij, por edhe për karrierën shumë të gjatë televizive, ndërsa ndau edhe një mendim të tijin se si duhen parë politikanët.
Advertisements
Ai tha se ka respekt për njerëzit e politikës, ndërsa shtoi se te ata i intrigon ambicia e tyre, ndaj ai shprehet se nuk është e drejtë që njerëzit e politikës vetëm të shahen, te ata sipas Çanit fillimisht duhet parë “metamorfoza” që ata pësojnë.
Advertisements
“Unë për këta njerëz kam shumë respekt. Ata janë një shembull për shoqërinë. Është shumë e lehtë që ti shash këta. “Hoi polloi” (turmat e njerëzve) nëpër rrjete sociale, këta vetëm shajnë, ca janë me regji, ca kanë probleme me veten. Ata shajnë gjithë dynjanë. Unë jam kundër tyre, unë do mbroj gjithmonë këta.
Sepse këta janë lodhur shumë për të arritur aty ku janë. Nuk është kaq kollaj. Provoje njëherë po deshe, provoje të bëhesh kryeministër, provoje të bëhesh president, provoje të shohësh se çfarë thikash e çfarë minash gjen në atë rrugë atje.
Ne e marrim “hë mos e këta janë hajdut e të korruptuar”, lëreni atë pjesë njëherë e shiko pjesën njerëzore, se si kanë arritur deri atje. Mua më intereson pjesa njerëzore, ambicia më intereson mua. Te njerëzit ambicioz, ka nga ata që shkelin rrugës, futin duart e vjedhin gjëra, ka nga ata që arrijnë të shkelin por nuk kapen, ka e nga ata që nuk vjedhin gjë. Mua nuk më intereson kjo pjesë se unë nuk bëj gazetari investigative, mua ajo që më intrigon gjithmonë është ambicia, a arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre apo jo”,-tha Arian Çani.